Site icon Telegrafi

Rita Ora largohet nga New Yorku – publikon poza tërheqëse ndërsa shijon darkën e fundit në qytetin amerikan

Rita Ora i dha lamtumirën New York të mërkurën, pas paraqitjes së saj në Met Gala në fillim të javës.

Duke publikuar në Instagram një seri fotografish të zjarrta, këngëtarja 30 vjeçare shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Darka e fundit New York, ju dua”, shkruan DailyMail.

Përveç ndarjes së imazheve të disa ushqimeve të mrekullueshme që shijoi në darkën e aj të fundit në këtë qytet, Rita tregoi edhe linjat e saj të trupit e veshur në një fustan të bardhë me prerje te pjesa e belit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fustani që theksonte figurën e saj trupore, e bënte të dukej këngëtaren mjaft tërheqëse.

Flokët e saj bionde u lanë në valë të lirshme, duke u valëvitur rreth shpatullave të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo kishte përdorur një rimel ngjyrë vjollce, një shkëlqyes buzësh dhe një manikyr argjendi.

Rita gjithashtu ndau me ndjekësit në Instagram një vështrim të dytë të pamjes së saj, në të cilën ajo dukej mjaft tërheqëse në një këmishë të madhe të bardhë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora u bashkua me shumë yje të listës A në mbrëmjen prestigjioze Met Gala, që u mbajt të hënën në New York.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita – e cila ishte në krahun e të dashurit Taika Waititi, kishte veshur një fustan dy pjesësh argjendi, kombinuar me një mbulesë të zezë.

Ylli me prejardhje shqiptare ia kishte besuar dukjen markës “Prada” për ndejën më solemne të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version