Telegrafi

Rita Ora kundër vrasjes së homoseksualëve në Çeçeni

Rita Ora ka folur rreth vrasjes së homoseksualëve në Çeçeni.

Akhmad Kadyrov kishte deklaruar ditë më parë se në shtetin çeçen nuk ka homoseksualë.

BBC kishte raportuar se në këtë republikë ruse po vriten anëtarët e LGBTI-s.

Këngëtarja shqiptare është në mesin e artistëve që ka përkrahur nismën “EyesonChechnya”, krahas RuPaul e Lena Duhnam.

Edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron e kanë ngritur këtë problematikë me presidentin rus, Vladimir Putinin. /Telegrafi/