Site icon Telegrafi

Rita Ora kujton kohën kur ka ikur nga Kosova

LONDON, ENGLAND - MARCH 09: Rita Ora attends WE Day at SSE Arena on March 9, 2016 in London, England. WE Day is a celebration of youth making a difference in their local and global communities (Photo by Mike Marsland/Mike Marsland/WireImage)

Rita Ora ka folur për rreth racizmit dhe indiferencës gjatë kohës sa ishte vetë refugjate.

Ajo para shumë të pranishme në stadiumin ‘We Day’ ka pohuar se ndjen keqardhje kur sheh se si dynden refugjatët anembanë botës dhe përballen me shumë vështirësi.

“Unë kam lindur në Kosovë dhe kur isha një vjeçare më është dashur të largohem nga vendi me prindërit dhe motrën time”, ka thënë fillimisht Rita. “Fjala refugjat mbart në vetvete shumë paragjykime. Disa njerëz po i mbyllin sytë para refugjatëve”, shtoi ajo.

“Kjo është një mundësi për të gjithë ne për të përqafuar familjet dhe njerëzit që kanë nevojë. Nga kjo po dalin edhe dy çështje që edhe familja ime është përballur me to edhe po vazhdon të jetë e pranishme: racizmi dhe indiferenca”, ka thënë ndër të tjerash Rita. /Telegrafi/

Exit mobile version