Site icon Telegrafi

Rita Ora kujton Aviciin në koncertin e saj të fundit në Holandë

Foto: Getty Images

Para disa ditësh, mijëra fansa e artdashës ngelën të shokuar me të mësuar lajmin se DJ i njohur suedez, Avicii, kishte ndërruar jetë.

Ditë më parë u konfirmua nga vetë familjarët, se i ndjeri kishte kryer vetëvrasje, kjo pas një stresi që po kalonte prej muajsh.

Lexo po ashtu Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii

Avicii kishte edhe një duet me këngëtaren shqiptare shumë të pëlqyer, Rita Ora.

“Lonely together” titullohet balada që dyshja e sollën vitin e kaluar, këngë kjo e cila u pëlqye në masë të madhe nga fansat e të dy palëve.

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”, kishte shkruar Rita Ora në Twitter pak orë pasi kishte mësuar lajmin për vdekjen e Aviciit.

DJ Avicii (Foto: Getty Images)

E njëjta, së fundmi ka mbajtur një koncert në Holandë, ku ka performuar ndër të tjerash edhe këngën “Lonely together”.

Ajo në një video të hedhur në InstaStory nga prapaskenat e koncertit ka shkruar “Avicii” në mbishkrimin e videos dhe një ikonë zemre, duke treguar se e ka këndur në kujtim të tij këngën në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version