Site icon Telegrafi

Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë “ORA” me këngën që ia kushtoi Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kujtuar sot 12 vjetorin e albumit të saj të parë debutues, “ORA”, përmes një videoje shumë të veçantë të publikuar në Instagram. Në këtë video, shihen momente nga performimet e saj të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nën ritmet e këngës “Shine Ya Light” – një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën.

“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?” shkroi Rita në mbishkrimin e videos.

Albumi “ORA” mbetet një moment kyç në karrierën e Ritës, pasi i dha një shtytje të madhe në tregun ndërkombëtar. Tri nga këngët e këtij albumi, “How We Do (Party)”, “RIP”, dhe “Hot Right Now”, arritën majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e vendosur Ritën në hartën e muzikës botërore.

Rita Ora ka treguar gjithmonë një përkushtim të veçantë për vendlindjen e saj dhe për adhuruesit e saj që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës. Videoja e publikuar sot është një dëshmi e këtij përkushtimi dhe një ndarje e momenteve të veçanta nga fillimi i rrugëtimit të saj artistik.

Kujtimi i 12 vjetorit të albumit “ORA” është një rikujtim sa i rëndësishëm ka qenë ky album për karrierën e Ritës dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë viteve. Me këtë rast, fansat janë ftuar të ndajnë këngën e tyre të preferuar nga albumi, duke u angazhuar në një dialog emocional dhe nostalgjik me këngëtaren.

Rita Ora në Prishtinë, 2012 (Foto: Bauer-Griffin.com)

Përveç albumit “ORA”, Rita ka edhe dy albume të tjera të debutuara në treg, “Phoenix” në vitin 2019 dhe “You and I” në vitin 2023, si dhe një EP (mini-album) të titulluar “Bang” në vitin 2021. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version