Telegrafi

Rita Ora i kthehet dashurisë së vjetër, takim romantik në Ibiza

Andrew Watt dhe Rita Ora (Foto: Shutterstock)

Kohëve të fundit është spekuluar mjaft shumë për lidhjet e saj të dashurisë.

Dhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora duket se është bashkuar sërish me muzikantin Andrew Watt pas pesë muajsh që nga ndarja e tyre. Ajo te martën është parë duke darkuar me këngëtarin në Ibiza të Spanjës, gjersa biondina mori vëmendje me fustanin e saj ngjyrë të verdhë.

Këngëtarja e hitit “The Hot Right Now”, 28 vjeçe, është gjithnjë në hap me trendet e reja të modës dhe veshjet e saj komentohen pothuajse gjithnjë nga publiku.

Rita Ora dhe Andrew Watt (Foto: Splashnews)

Edhe Wes Nelson ka shkaktuar thashetheme se është duke takuar yllin shqiptar të muzikës. E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie të realizuar prapa skenës në koncertin e Leedsit.

Ora gjithashtu këtë kohë është takuar shpesh edhe me Liam Payne dhe dyshja u spekuluan për një lidhje të mundshme.

Sido që të jetë, artistja jonë po vazhdon të jetë prezente në vende të ndryshme të botës me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”. /Telegrafi/

Andrew Watt dhe Rita Ora (Foto: SplashNews)

 

Rita Ora (Foto: SplashNews)