Site icon Telegrafi

Rita Ora kritikohet pasi tregoi dhëmbin e arit (Foto)

Rita Ora ka treguar edhe një herë anën e bukur të saj të stilit.

Megjithatë, këngëtarja shqiptare është kritikuar nga adhuruesit e saj pse tregoi dhëmbin e arit e posa vënë.

Disa kanë kritikuar Ritën pse ky dhëmb nuk i duket shumë bukur, teksa disa të tjerë për shkak të luksit të madh të tepruar.

Rita vetëm ditë më parë në një intervistë rrëfeu për problemet që pati me Roc Nation, kompaninë e Jay Z.

Ajo pranoi se është ndarë nga kjo kompani në mënyrë paqësore dhe se kishte nevojë për një fillim të ri në karrierë.

Rita pranoi se që prej asaj kohe ka punuar në album të ri dhe tashmë ka publikuar disa këngë, kurse potencon se vazhdon të ketë respekt të madh për Beyoncen dhe Jay Z.

Ish e dashura e Calvin Harris ka konfirmuar se albumi i ri i saj lansohet në mars të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version