Këngëtarja Rita ora e ka vërtetuar tash e disa herë se është një artiste vërtet sociale me të tjerët.
Gjatë vizitë së saj këtë vit në Kosovë (shkurt, 2018), Ora i ishte bashkuar iniciativës “Bëhu zëri im”.
Kjo iniciativë mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Të njëjtën iniciativë e përkrah edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre me profesion.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Rita i ka bërë një dedikim të veçantë nënës së saj, duke thënë se ndjehet krenare për involvimin e saj në këtë fushatë sensibilizuese.
“Shumë krenare me ty, Vera Ora që përdor diturinë dhe edukatën tënde për t’ju ndihmuar këtyre grave që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale në luftë dhe që kanë pasur më pak fat dhe nuk kishin qasje në këtë kujdes! E mahnitshme të shoh gjithë këto gra të pabesueshme që janë bërë bashkë dhe punojnë në këtë iniciativë. Shumë inspiruese si gjithmonë”, ka shkruar Ora në Instagram.
Rita e ka dëshmuar shumë herë se është një humaniste e madhe, teksa është shpallur edhe ambasadore nderi nga UNICEF. /Telegrafi/