Italia padyshim që është njëra ndër vendet më të preferuara të Rita Orës, andaj edhe së fundmi ka udhëtuar për në Milano, për të nderuar figurën e gazetares Franca Sozzani.
Sozzani ishte gazetare italiane dhe kryeredaktore e revistës Vogue Italia për 28 vjet nga viti 1988 deri në dhjetor të vitit 2016 kur edhe ndërroi jetë.
Rita kishte të veshur një fustan të zi si dhe kishte vendosur një kapele me rrjet në kokë.
Të pranishme ishin edhe Victoria Beckham, Kate Moss, Naomi Campbell, Giorgio Armani e shumë të tjerë.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka ndarë çmimin e artistit që ka shpërthyer këtë vit në Brit Awards.
Bukuroshja u ngjit në skenën e madhe të Brit Awards në O2 Arena me dukjen e saj glamuroze duke nxitur një eufori në publik. /Telegrafi/