Site icon Telegrafi

Rita Ora konfirmon vendet e para të turneut 2018 në Evropë (Foto)

Rita Ora konfirmoi ditë më parë turneun e saj për vitin 2018.

Dhe, bukuroshja shqiptare ka sjellë edhe datat e para me lokacionet ku do të performojë në vitin 2018.

Datat e turneut të Rita Orës, Foto: Instagram

Ajo në maj pritet të performojë në disa prej qyteteve më të mëdha evropiane, përfshirë në vende si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Belgjika.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse ajo do të ketë ndonjë performancë në Ballkan, që të jetë afër adhuruesve të saj shqiptarë.

Rita Ora nikoqire në MTV European Music Awards

Rita ndryshe pritet që të udhëheqë ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards.

Për këtë ceremoni të nominuar janë vet Rita, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Rita Ora plot stil në perfomancën në BBC 1 Radio Teen Awards. Foto: Getty Images

Ndryshe, Rita Ora vazhdon të jetë ‘single’ dhe pritet të lansojë këngë të reja në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version