Superylli shqiptar, Rita Ora, ka konfirmuar se do të realizoj turne në vitin 2018.
Ajo publikoi singlin “Anywhere” në të gjitha platformat dhe me këtë rast konfirmoi edhe një lajm të madh.
Bukuroshja nga Prishtina që u rrit në Londër ka konfirmuar se do të nisë turne vitin e ardhshëm.
Për këtë ajo zgjodhi një postim në Instagram ku shfaqet në të brendshme të zeza.
“Mezin pres t’iu shoh në turne vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rita, teksa nuk rreshtën kërkesat për turne në SHBA.
Ndryshe, Rita Ora është e para këngëtare që me tri këngë arriti të futet në top 30.
Rita vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur. /Telegrafi/