Ajo është duke tërhequr vëmendjen me të gjitha paraqitjet e saj të fundit në Javën e Modës në Paris.
Rita Ora shfaqi sërish një figurë elegante, në pas-ndejën e organizuar nga marka e famshme “Miu Miu”, të martën në mbrëmje, në Paris.
Këngëtarja 28 vjeçare, ishte e veshur me një pallto, e dizajnuar në mëngët e saj me material ushtarak, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, mesi i palltos ishte prej materiali ngjyrë të zezë, kombinuar mjaft bukur me një palë këpucë të zeza.
Krijuesja e hitit “Let you love me” kishte vënë një varëse argjendi të shndritshëm, dhe ishte kombinuar me aksesorë të ndryshëm, përfshirë kuletën e saj të zezë.
Rita përfundoi pamjen e saj me një stil të veçantë flokësh, por pa dalë nga dukja e saj natyrale si bionde.
Rita ka kaluar pjesën më të madhe të këtij viti në turneun “Pheonix” nëpër botë, duke promovuar albumin e saj të dytë me po të njëjtin emër.
Ylli me prejardhje shqiptare ka performuar në: Australi, Azi dhe Evropë.
Pamja mahnitëse e Ritës vjen pas një interviste të fundit, ku ajo tha se krijon lidhje me njerëzit nga gjendja shpirtërore e tyre, dhe nuk referohet në pamjen e jashtme.
Këngëtarja shqiptare foli në një intervistë për Daily Star Online, duke u shprehur se i vjen keq kur sheh në media dhe rrjetet sociale që emri i saj lakohet, kinse është në lidhje me çdo mashkull me të cilin ajo del në fotografi.
Ora gjithashtu hodhi poshtë spekulimet e mëparshme që ajo ishte duke u takuar me këngëtarin Liam Payne, pas një seri shfaqjesh provokuese së bashku, duke këmbëngulur që dyshja janë thjesht miq të mirë. /Telegrafi/