Telegrafi

Rita Ora kërkon ndihmë për të luftuar zjarret në Australi

Rita Ora (Foto: Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë apel për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në Australi.

Përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ajo fton të gjithë të kontribuoojnë duke u lidhur me postimet që ka bërë në InstaStory.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Zjarret në Australi janë kaq shkatërruese, saqë është e pamundur për ne të injorojmë. Ne duhet të ndihmojmë tani. Drejtohuni tek storiet e mia dhe shkoni për të dhuruar për Kryqin e Kuq Australian, Shoqatën e Shën Vincent de Paul, Fondin Botëror të Botës së Kafshëve, dhe një Fund Go Me për të prekurit.

Lexo po ashtu Kidman dhe Urban dhurojnë gjysmë milion dollarë për të luftuar zjarret në Australi

“Të gjithë këta njerëz janë duke bërë punë të mahnitshme. Ju lutemi dhuroni aty ku mundeni”, ka shkruar mes të tjerash 29-vjeçarja.

Për zjarret në Australi kanë dhuruar edhe çifti Nicole Kidman dhe Keith Urban, duke dhënë gjysmë milion dollarë.

Veç tjerash, Pink po ashtu dhuroi 500.000 si dhe aktori australian, Chris Hemsworth një milion dollarë për vendin e tij. /Telegrafi/