Site icon Telegrafi

Rita Ora me këngë të re para publikimit të albumit “Phoenix”

Foto: Getty Images

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo javë më parë zbuloi se është në përfundim e sipër të albumit më të ri në karrierën muzikore.

“Phoenix”, titullohet albumi i ri i bukuroshes sonë që do të dal në treg gjatë ditës së premte (23 nëntor).

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Por, paraprakisht biondina do të publikojë një këngë që do të jetë pjesë e albumit, por jo vetëm kaq.

Rita përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se kënga e re titullohet “Cashmere” dhe do të publikohet gjatë ditës së sotme.

“Vetëm edhe 5 ditë deri te lansimi i ‘Phoenix’-it. Kjo këngë quhet ‘Cashmere’ dhe do të lansohet sot. E tëra çfarë duhet të bëni ju është të para-porositni albumin!! Kam pritur shumë gjatë për këtë. Më tregoni mendimet e juaja! Do të postoj më shumë pjesëza të këngëve gjatë gjithë javës”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Ora ka paralajmëruar edhe një numër të madh të koncerteve me rastin e promovimit të albumit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version