Rita Ora është hapur për seksualitetin e saj, duke shprehur zhgënjimin për lidhjen romantike me çdo mashkull me të cilën është parë publikisht.
Duke u paraqitur në “GQ’s Men of the Year Awards”, 28-vjeçarja i tha Daily Star se “sigurisht që më bezdis mua pasi nuk ndodh me djemtë”.
Duke treguar standardin e dyfishtë, Rita vazhdoi “Pse nuk supozohet se djali është me vajzën? Është gjithmonë vajza me djalin”.
Vitin e kaluar u shfaqën zëra se biondina ishte duke takuar bashkëpunëtorin e saj, Liam Payne pas një numri të madh të takimeve publike.
“Liam thjesht e kam shoku të mirë”, tha ajo duke shtuar “Kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj tërheqës, [por] nuk do të thotë se i kam të dashur”.
Ndryshe, këngëtarja “Let You Love Me” më parë ka shprehur interesimin për takime si me burra ashtu edhe me femra. /Telegrafi/