Site icon Telegrafi

Rita Ora ka sjell klipin e këngës “For You” (Video)

Rita Ora ka sjell projektin e ri muzikor.

“For You”, ishte kënga që shqiptarja e ka sjell ditë më parë, por të cilën nuk e kishte shoqëruar me video.

Pas interesimit të madh të fansave, bukuroshja ka sjell edhe videon e këngës që kishte marrë miliona shikimesh në YouTube.

Rita këngën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed.

Ky i fundit pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave në ditën e dashuruarve, më 14 Shkurt.

Theksojmë se pos këngës, 27-vjeçaren do të mund ta shohim edhe në rolin e aktores si në të kaluarën, kur u paraqit në rolin e të motrës së protagonistit kryesor të filmit, Chrsitano Greyt, Mia.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version