Telegrafi

Rita Ora ka filluar të takohet fshehurazi me “Spider-man”

Rita Ora thuhet se ka filluar të takohet me aktorin, Andrew Garfield, i cili më parë ishte i lidhur me Emma Stone.

Këngëtarja 28-vjeçare është në fazën e hershme të një romance me ish-yllin e Spider-Manit pas ndarjes nga Andrew Watt.

Duke folur për të The Sun, një burim tha se ‘Rita ka lënë pas periudhën e ndarjes nga i dashuri muajin e kaluar”.

“Ende është herët të flitet, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ngadalë po mundohen ta kuptojnë njëri-tjetrin. Oraret e tyre i bëjnë gjërat të vështira, por kanë një lidhje të vërtetë”, shtoi burimi.

Rita kohët e fundit zbuloi se është ndarë nga i dashuri gjatë një paraqitjeje në shfaqjen e Jonathan Ross.

Lexo po ashtu Egjiptiani Booker mohon lidhjen me Rita Orën

Mbetet të shihet nëse ka të vërtetë në këtë pohim pasi që javën e kaluar u aludua në një lidhje të shqiptares me egjiptianin, Eyal Booker.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e nxjerrjes në shitje të albumit të ri, “Phoenix” dhe do të mbajë një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/