Rita Ora tashmë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Këngëtarja shqiptare ditë më parë kishte deklaruar se do të merr në disa aksione humanitare.
Bukuroshja do të qëndrojë tri ditë në vendlindje dhe do t’i ndihmojë gratë viktima të luftës në Kosovë.
Ajo shihet e veshur në tuta sportive gjersa zbret nga një aeroplan privat ndërsa është munduar të maskohet edhe me syze dhe kapelë.
E gjithë kjo pasi që biondina kishte arritur një bashkëpunim me markën e modës, “Escada”, ku brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë të shitur nga bashkëpunimi me 29-vjeçaren.
Kujtojmë se vitin e kaluar këngëtarja ka mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë, me rastin e përvjetorit dhjetë të pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, Rita kohët e fundit ishte në një turne muzikor për promovimin e albumit të fundit “Phoenix”. /Telegrafi/