Site icon Telegrafi

Rita Ora joshëse për revistën “Vogue” (Foto)

Ditë më parë revista e mirënjohur GQ ka ndarë çmime të ndryshme për personalitete të ndryshme botërore.

Në mesin e shumë artistëve ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila u paraqit me vonesë në tepihun e kuq të shtruar për VIP-at.

Por, dje Rita ka pozuar për revistën tjetër të njohur “Vogue” ku shfaqet shumë joshëse.

Ora imazhet e marra prej aparatit fotografik i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa i falënderuar personalisht të gjithë bashkëpunëtorët e këtij projekti.

Bukuroshja 26-vjeçare ka pozuar me të bardha, ndërsa i ka flokët kaçurrela dhe buzët e kuqe.

Lexo po ashtu Rita shkon me vonesë në GQ Awards, por merr gjithë vëmendjen me veshjen e saj (Foto)

Shumë ndjekës e kanë pëlqyer këtë pamje të Ritës dhe e kanë komplimentuar për fotografitë.

Ndryshe, prishtinasja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version