Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është kthyer në shtëpinë e saj në Londër pas një qëndrimi disa javor në Los Angeles.
Ajo ka qenë shumë aktive muajve të fundit në realizimin e reklamave për kompani të njohura, me çka ka bërë që edhe të dyfishohen fitimet e saj neto.
Tash e sa kohë, Ora është imazh i gjigantit të stolive “Thomas Sabo”, duke promovuar produktet e tyre të reja në paraqitjet e saj.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, Rita Ora është shfaqur mjaft sensuale e veshur me një bluzë të zezë, me pjesë transparente te shpina e saj.
Sytë e lyer në ngjyrën e kaltër i jepnin një pamje edhe më tërheqëse artistes shqiptare.
“Mesi pres të fillojë turneun tim muajin tjetër. Faleminderit Thomas Sabo për xhevahiret e mia të reja e të bukura, që më bëjnë të ndjehem sikur po fluturoj” , ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.
Është bërë e ditur përndryshe se kënga e re e këngëtares së lindur në Prishtinë, do të publikohet gjatë muajit mars. /Telegrafi/