Telegrafi

Rita Ora jep një mesazh për zgjedhjet (Foto)

Këngëtarja e njohur botërore Rita ora është pa diskutim një ndër personazhet më me ndikim nga fusha e artit.

E mesa duket këtë ndikim të madh që ka tek njerëzit, Ora po mundohet ta shfrytëzojë duke u dhënë një këshillë rreth politikës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, zgjedhjet Kombëtare pritet të mbahen së shpejti, ndërsa për gjithë qytetarët e tri shteteve, Rita bën thirrje që të dalin në votim.

Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të joshë me videot ku promovon brendin e bikinive (Video)

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Përdor votën tënde”.

Me këtë fjali Rita jep mesazhin që të votojnë të gjithë për interesin e tyre personal, duke mos abstenuar apo bojkotuar votimin.

E kjo këshillë mesa duket do t’iu vlejë edhe fansave të saj shqiptarë, pasi edhe në Kosovë më 11 qershor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Telegrafi/