Telegrafi

Rita Ora jep disa detaje rreth videokëngës së re

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtare.

Bukuroshja ka treguar përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të sjell projektin muzikor para fansave.

Rita Ora ka dhënë disa detaje rreth këngës së re duke treguar se si do të titullohet dhe kur do të mund ta dëgjojë publiku.

Rita Ora (Foto Instagram)

Në fakt, këngën e realizuar në bashkëpunim me Kygon, do ta publikojë më 19 prill (e premte) gjersa do të titullohet “Carry On”.

Theksojmë se artisja tash e sa kohë ka nisur një turne muzikor me qëllim të promovimit të albumit të ri, “Phoenix”.

Ndryshe, 28-vjeçarja ditë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të UNICEF-it. /Telegrafi/