Telegrafi

Rita Ora ishte “ujku” në këngën dedikuar tokës – kënduar nga artistët më të mëdhenj botëror

Reperi Lil Dicky ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “Earth”.

Ky projekt është i mbushur me disa nga yjet më të mëdhenj të planetit, të gjithë duke kënduar në një përpjekje për të promovuar vetëdijen mjedisore, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Justin Bieber, Ariana Grande dhe Leonardo DiCaprio janë ndër të famshmit që interpretojnë zërat e tyre të konvertuar në kafshë të animuara.

Pjesë e këtij projekti kolektiv dhe shumë të veçantë kolektiv është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Teka Justin Bieber në klip është si një majmun i animuar, këngëtarja Ariana Grande është konvertuar si zebër.

Ndërkohë, shqiptarja Rita Ora ka pasur gjithashtu një rol të veçantë në këtë këngë, atë të “ujkut”.

Lexo po ashtu Këngëtarë, aktorë dhe sportistë me famë botërore bashkojnë forcat, publikojnë së bashku këngë për Tokën

Në frazën e saj, Rita thotë: “Unë jam një ujk. Vajtoj! ” ashtu sikur ajo ndez një hënë të plotë me ngjyra të ndezura”.

Rita Ora ishte “ujku” në klipin “Earth” dedikuar tokës

Pikërisht në këtë moment shfaqet edhe peisazhi i një ujku, që që në rastin konkret është Rita, për t’ia lëshuar më pas rendin këngëtarit Ed Sheeran, që në klipin “Earth” është një koala. /Telegrafi/

Ed Sheeran si një koala në klipin “Earth”