Telegrafi

Rita Ora interpreton në mënyrë të veçantë “How to be lonely” nga shtëpia në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë paraqitje të shumta në studion e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, duke përfshirë vetëm dy vitin e kaluar.

Të martën, ajo ka bërë një performancë tjetër nga shtëpia e saj.

Në të vërtetë, Ora ishte e ftuar në “At Home Edition” të së martës në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’. Ajo ka mbajtur një shfaqje një distancë me këngën e saj të re “How to be lonely”.

Episodi i së martës, gjithashtu paraqiti shfaqje nga Michael Shannon, JJ Watt dhe më vonë vëllezërit e Watt Derek dhe TJ.

Pamjet kryesore të videos nga episodi special “At Home” vijojnë si më poshtë:

Rita interpretoi në mënyrë të mahnitshme dhe mori vëmendjen e të gjithëve, videoja e së cilës është shikuar afro 30 mijë herë në YouTube.

“Faleminderit që më kishit mua The Tonight Jimmy Fallon. Shpresoj që të gjithë e keni shijuar performancën time. How to be lonely nga izolimi”, ka shkruar në postimin e ndarë me ndjekësit artistja shqiptare. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: YouTube)