Site icon Telegrafi

Rita Ora interpreton live këngën “Big” në Teatrin Shtetëror të Sidnei në Australi

Rita Ora (Foto: YouTube)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo së fundmi ka performuar live këngën e saj “Big” në MTV, gjersa mori vëmendje me paraqitjen dhe stilin unik.

Ylli i muzikës pop u shfaq e veshur bardh e zi me një këmishë e pantallona të gjera të zeza.

Dukjen e kompletoi me flokë të lëshuara mbi supe, gjersa në makijazh kishte vënë një nuancë të ngjyrës portokalli.

Lexo po ashtu Rita Ora i uron ditëlindjen MTV-së, kujton disa nga paraqitjet më ikonike ndër vite në spektaklet EMA dhe VMA

“Faleminderit MTV. Shikoni në storie për të parë performancën live të Big në Teatrin e bukur të Sidnei të Australisë”, ka shkruar ajo.
Edhe kjo performancë e artistes shqiptare mori reagime të shumta pozitive për vokalin dhe paraqitjen skenike.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Në klipin “Big” të publikuar gjatë këtij viti, biondja u shfaq me veshje tradicionale kombëtare të modifikuar nga stilisti Valdrin Sahiti.

Kënga në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna deri më tani ka mbledhur afro 20 milionë klikime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=o2X8JA_65HI

Exit mobile version