Telegrafi

Rita Ora me imazhe provokuese në Instagram, paralajmëron befasi për fansat javën tjetër

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë shumë e përfolur në tabloidet ndërkombëtare.

Gazeta britanike The Sun publikoi disa fotografi të saj dhe yllit televiziv Joey Essex, në dyshimin se dyshja kaluan natën së bashku dhe se mes tyre mund të ketë nisur një lidhje e re.

Megjithatë, Rita nuk ka dashur të komentojë mbi këtë çështje, teksa vendosi të publikojë disa fotografi mjaft atraktive për 16 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Ylli televiziv Joey Essex kalon natën në apartamentin e Rita Orës, 'The Sun' shkruan se dyshja kanë nisur një lidhje të re

Në njërën nga këto imazhe, ajo shfaqej mjaft tërheqëse në një kostum të ngushtë dy-pjesësh, i cili bëri që të vihen në pah linja te saj atraktive trupore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, në dy fotografitë pasuese, Rita shfaqej mjaft me stil në studio ku mesa duket ka punuar për projektin e saj të ri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në mbishkrimin e këtyre imazheve, këngëtarja me origjinë shqiptare bëri të ditur se ka një befasi të këndshme për fansat e saj javën që vjen.

“Një befasi e madhe javën tjetër…e ardhmja duket e artë, kush i ka parë të dhënat?”, shkroi Ora, duke lënë në pikëpyetje fansat nëse bëhet fjalë për një këngë të re.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita përndryshe nuk ka publikuar këngë të re që nga vera e vitit të kaluar, teksa ka qenë shumë e angazhuar në aktrim si aktore kryesore e filmit “Twist” që do të publikohet së shpejti, si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer” dhe gjithashtu ka realizuar katër kampanja të mëdha reklamimi për markat e njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/