Site icon Telegrafi

Rita Ora, imazh i markës botërore të telefonave të mençur, Samsung (Foto)

Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar. 

Pos koncerteve, dhe këngëve të reja në të cilën është duke punuar, ajo po vazhdon të arkëtoj para në saje të edhe reklamave.

Së fundi, 26-vjeçarja ka arritur marrëveshje edhe me kompaninë e telefonave të mençur, Samsung.

Rita do të jetë imazh së kësaj marke të njohur telefonike të njohur koreano-jugore, të cilën gjë e ka bërë të ditur Ora përmes llogarive personale të rrjeteve sociale.

“Përshëndetje. Dua t’iu njoftoj se kam arritur marrëveshje për bashkëpunim me Samsungun”, ka shkruar Rita në Instagram.

Gjithashtu, bukuroshja është imazh i markës së njohur të të brendshmeve, Tezenis, me të cilën ka një marrëveshje disa-vjeçare.

Ndryshe, Rita ditë më parë solli këngën e re “Anywhere”, i cili deri më tani është shikuar rerth pesë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version