Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, thuhet se është fejuar me Romain Gavras.
Këto spekulime kanë ardhur si rrjedhojë e një unaze diamanti, me të cilën ajo shihej në rrugë, shkruan Daily Mail.
Por, gjatë ditës së sotme (e hënë) ajo është parë së bashku me një mike në rrugët e Notting Hill, teksa shihej me veshje sportive.
Rita ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, ndërsa për aksesorë ka vendosur të mbajë një kapele bejsbolli dhe një palë syze.
Ajo çka mori vëmendjen e fansave është se bukuroshja shqiptare kishte hequr unazën, prej së cilës erdhën aludimet për fejesë.
Ndërkaq, Rita dhe Romain kanë filluar lidhjen e dashurisë për disa muaj, teksa edhe pushimet verore i kanë kaluar së bashku. /Telegrafi/