Site icon Telegrafi

Rita Ora hap shkollë në Kosovë

Rita Ora ka në plan të hapë një shkollë arti në Kosovë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare për revistën Glamour Magazine.

Rita në partneritet me UNICEF-in po planifikon të ndërtojë një shkollë të arteve skenike në Kosovë, të cilën revista amrikane e konsideron si një shtet që është ende i trazuar pas luftërave ballkanike të viteve e ’90-ta, transmeton Telegrafi.

Shkolla Skenike që mendohet të hapet në Kosovë, ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikë, opera, teatër, pantomimë, teatrin e kukullave, recitim.

Kujtojmë se Rita e la shkollën në moshën 16-vjeçare për të vazhduar karrierën si këngëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version