Site icon Telegrafi

Rita Ora habit fansat me ndryshimin e ri, shfaqet me flokë të shkurtra dhe të errëta në kopertinën e Revistës “Love”

Ajo nuk heziton asnjëherë të tregojë figurën e saj fenomenale.

Rita Ora shfaqi fizikun e saj të bujshëm në një kopertinë mahnitëse për edicionin e ardhshëm të Revistës LOVE, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, dukej fenomenale ndërsa pozonte në mënyrë aktive në plazh.

Rita Ora (Foto: LOVE Magazine)

Rita ishte një vizion i bukurisë, ndërsa u shfaq e veshur me një fustan shkurtër në shkretëtirë.

Lexo po ashtu Rita Ora duket magjepsëse në fustan të zi, teksa merr pjesë në darkën private të Revistës "Tings" në Los Angeles

Artistja e nominuar më parë për “Brits” i kishte lyer flokët e saj në ngjyrën gështenjë, gjersa gjithashtu i kishte prerë ato në të shkurtra.

Rita Ora (Foto: LOVE Magazine)

Ajo e kompletoi pamjen me një palë çizme me lëkurë të krokodilit, ndërsa në sy binin edhe aksesorët e saj.

Krijuesja e hitit “Anywhere” vjen këtë radhë në një intervistë për Revistën LOVE për të rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Rita Ora (Foto: LOVE Magazine)

Po në një deklarim për këtë revistë, Rita ka treguar se i ka ngrirë të dyja qelizat vezë, për të qenë më e sigurt, për të ardhmen kur ajo planifikon të ketë fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version