Telegrafi

Rita Ora: Gjëra të mira po vijnë, jam mirënjohëse që punoj në atë që dua bashkë me të gjithë juve

Rita Ora (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, nuk po ndalet së punuari.

Megjithëse numri i projekteve muzikore që ka sjell këtë vit ka qenë shumë i madh, ajo është duke punuar edhe në këngë të reja që do të vijnë në vazhdimësi.

Rita publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse, e që mesa duket janë realizuar pas një dite të ngjeshur pune.

Lexo po ashtu Rita Ora duket tërheqëse edhe me veshje sportive, ndërsa shijon një shëtitje relaksuese në "Notting Hill"

“Paçit një fundjavë të mbarë! Shuë gjëra të reja të mahnitshme po ndodhin dhe unë jam aq mirënjohës që bëj atë që dua me të gjithë juve”, kanë qenë fjalët e këngëtares Ora në Instagram.

Ka vetëm pak javë që këngëtarja shqiptare ka përmbyllur turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, i cili e dërgoi atë nëpër disa koncerte në shumë vende të botës, për të promovuar albumin me po të njëjtin titull që solli rreth një vit më parë.

Ndërkohë, ditë më parë, e njëjta ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, atje ku edhe ka promovuar linjën e saj të re të veshjeve me markën e njohur botërore, “Escada”.

Rita Ora në Javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Duket se në planet e saj afatshkurtra është muzikës, pasi ka tash e sa muaj që Ora nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)