Javë më parë, Rita Ora e lansoi këngën “Anywhere”, e cila është pranuar shumë mirë nga fansat e saj.
Videoklipi i publikuar më 20 tetor në YouTube, deri më tani është shikuar mbi gjashtë milionë herë.
Mirëpo, kënga ka rezultuar shumë e suksesshme edhe në iTunes, edhe platforma të tjera muzikore duke u renditur në vend të parë.
Kjo gjë e ka gazuar shumë këngëtaren shqiptare me famë botërore, e cila gëzimin e saj e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
Rita ka publikuar një sërë fotografish dhe videosh në InstaStory për të treguar për suksesin e saj të madh.
Për më shumë, ajo është argëtuar në një klub nën ritmet e hitit të saj “Anywhere”.
Në këtë mënyrë, Rita ka treguar se kënga e saj dëgjohet “kudo”, ashtu siç edhe është titulli.
Natyrisht se nuk ka munguar edhe falënderimi për fansat, të cilët e kanë mundësuar që kjo këngë të ketë gjithë këtë sukses për një kohë kaq të shkurtër. /Telegrafi/