Këngëtarja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur me të madhe, dashurinë e saj që ka ndaj modës. Ajo është veshur gjithnjë me tendencat më të fundit dhe për këtë ajo harxhon shuma të majme parash duke u konsultuar me pesë stilistët që ka.
Së fundmi, Rita ka qenë e ftuar në premierën e “The Get Down”, dhe në tapetin e kuq ajo ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj.
25-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë dhe elegant, në të cilin mbizotëronin ngjyrat kuq e zi. Modeli i saj i flokëve të kapura lart, bëri që Rita të rrezatonte të enjten mbrëma, raporton Daily Mail.
Aktualisht, Rita është duke bërë prova edhe për performancën e saj në MTV Music Awards, ku pritet të jetë fantastike, përkrah edhe yjeve të tjerë botërorë./Telegrafi/