Site icon Telegrafi

Rita Ora fotografohet për herë të parë me të dashurin e ri Romain Gavras

Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Këngëtarja e “Girls”, 29-vjeçare, dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fotografuan duke u kthyer në shtëpinë e saj në orët e hershme të së shtunës.

Dalja dhe takimet e dyshes vijnë pasi deklaratave se ata janë në një lidhje serioze.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Click News dhe Media)

Artistja shijoi një natë në klubin ‘The Little Yellow Door’ në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së mikes së saj, Anda Vlasaku.

Rita ishte e shoqëruar nga partneri i saj i ri, Romain, ndërsa të famshmit tjerë të pranishëm në ndejë ishin edhe Vas J Morgan, Liam Payne me Maya Henry etj.

Lexo po ashtu Rita Ora në lidhje serioze me Roman Gavras

Çifti thuhet se qëndruan në festë deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Click News dhe Media)

Rita shkëlqeu në një stil të veçantë të viteve të ’70, teksa zgjodhi një këmishë ekstravagante e xhinse të gjera.

Artistja shqiptare e kompletoi dukjen me një çantë dore ‘Christian Dior’ dhe një palë take të larta të bardha.

Ndërkohë i dashuri i saj po ashtu zgjodhi një palë xhinse më të errëta, një xhaketë të zezë, maskë të bardhë dhe syze.

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Click News dhe Media)

Të dashurit e mëparshëm të Ritës ishin: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikantin Andrew Watt dhe Ricky Hil.

Ylli shqiptar gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar në projekte të reja, e cila gjithashtu ka shijuar kohën me miqtë e saj në fshat. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Click News dhe Media)
Exit mobile version