Site icon Telegrafi

Rita Ora flet për herë të parë për romancën me regjisorin 46-vjeçar: Jam në një vend shumë të lumtur

Rita Ora ka folur për herë të parë për romancën e saj me të dashurin Taika Waititi.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, tha për “The Kyle and Jackie O Show” të enjten se ishte në një “vend shumë të lumtur” me regjisorin e Zelandës së Re, 46 vjeç.

Ajo i tha prezantueses së emisionit, Jackie ‘O’ Henderson se Taika duket si ‘djali më argëtues’ deri më tani, shkruan DailyMail.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Po vdes për ju të dy duke ju parë si çift. A është ai thjesht djali më argëtues ndonjëherë?”, pyeti Jackie.

“Faleminderit shumë”, u përgjigj Rita.

Lexo po ashtu Stili i çuditshëm i Rita Orës rrugëve të Parisit

“Unë mendoj se isha një vend kaq të mrekullueshëm, Australi, dielli po shkëlqente dhe ishte thjesht e natyrshme. Dhe unë jam vetëm në një vend shumë të lumtur”, tha këngëtarja shqiptare.

Por kur Jackie u përpoq të merrte më shumë detaje nga Rita, ajo mbylli pyetjet dhe e devijoi bisedën duke folur për udhëtimin e saj në Down Under.

“A jeni në një nga vendet më të mira që keni qenë në një kohë të gjatë?”, pyeti prezantuesja.

“Unë dua të kthehem [në Australi]”, u përgjigj ajo, duke folur anash për jetën e saj private. “Unë po përpiqem sa më shumë ta kuptoj…Unë me të vërtetë rashë në dashuri”, shtoi 30-vjeçarja.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo madje tha se shpresonte që një ditë të shkonte në Australi me bazë ‘me kohë të pjesshme’.

Rita fluturoi në Sydney në shkurt për spektaklin “The Voice Australia”, pastaj u nis për në Los Angeles në fillim të qershorit.

Një burim i tha The Sun se çifti filluan të takoheshin ‘fshehurazi’ në fillim të marsit.

Foto: WireImage

“Ata kanë qenë çift që nga fillimi i marsit, por i kanë mbajtur gjërat në nivele të ulëta. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri –tjetrin”, thonin burimet në atë kohë.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me Taikan në premierën e “The Suicide Squad” në fillim të këtij muaji, në Los Angeles të Kalifornisë. /Telegrafi/

Exit mobile version