Site icon Telegrafi

Rita Ora fjalim emocionues për Nënë Terezën

Në këto momente po mbahet koncerti në nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës në bazilikën e Vatikanit, ku janë të ftuar shumë personalitete shqiptare.

Ka filluar koncerti për nder të shënjtërimit të Nënës Terezë, me këtë rast morën fjalën edhe ylli shqiptar Rita Ora, si dhe ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Lexo po ashtu Rita e Cana flasin shqip në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë (Foto/Video)

“Jemi këtu për ta nderuar dhe falënderuar për jetën dhe veprën e saj madhore në dobi të të varfërve në botë“, tha Rita.

Gjatë fjalimit Rita përmendi thënien e Nënës Terezë, “Vetëm dashuria do ta shpëtoj botën”.

“Do të jemi bashkë përgjatë 90 minutave në një nate hyjnore shijojeni këtë mrekulli”, tha në fund Rita. /Telegrafi/

 

Exit mobile version