Telegrafi

Rita Ora fiton çmimin “British Artistic Icon Award”, paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester të hënën.

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora përndryshe jo pak herë ka promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, madje në klipin “Big” të këtij viti, ajo u shfaq me një veshje të modifikuar kombëtare.

Sipas tabloidit britanik The Sun, Rita e ka prezantuar Taikën me prindërit e saj pasi ai së fundmi u takua me të dhe familjen e saj në Londër për herë të parë.

Çifti e nisën lidhjen e tyre këtë vit gjatë një takimi rastësor në Australi, ku të ndodheshin me punë. /Telegrafi/