Ishte një natë emocionuese në Londër, ndërsa u ndanë çmimet vjetore Ethnicity Awards 2023.
E organizuar nga panelistja e Loose Women, Judi Love, eventi prestigjioz vlerësoi të arriturat jetësore të shumë yjeve të famshëm në fusha të ndryshme.
Legjenda e modës Ozwald Boateng fitoi çmimin e lakmuar për arritje jetësore, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë bot]rore, Rita Ora u shpall “Artistja e muzikës më e mirë e vitit”.
E emocionuar për këtë arritje, Ora ndau njoftimin me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Ky është çmimi i saj i dytë që ajo fiton gjatë këtij viti.
Prezantuesja e Big Brother AJ Odudu u shpall “Prezantuesja e Vitit” dhe ish-ylli i futbollit dhe eksperti televiziv Eni Aluko u njoh si “Personaliteti Sportiv i Vitit”.
Ethnivity Awards e organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen.
Kjo është lista e plotë e fituesve në Ethnicity Awards 2023:
PERSONALITETI SPORTIV I VITIT
Eni Aluko
ARTISTJ MUZIKORE E VITIT
Rita Ora
ÇMIMI PËR ARRITJE JETËSORE
Ozwald Boateng
LIDERI I SË ARDHMES
Cecilia Adjei-Sarpong
LIDERI FRYMËZUES
Oli O’Donoghue
ROLI MODEL
Gok Wan
PËRFSHIRJA E JASHTËZAKONSHME
Nicole Williams
NDIKUESI I RRJETEVE SOCIALE
Miah Carter
FIGURA PUBLIKE MË FRYMËZUESE
Steven Bartlett
KONTRIBUTI NË KOMUNITETE
Heela Yoon
PREZANTUESI, GAZETARI OSE NIKOQIRI MË I MIRËP
AJ Odudu. /Telegrafi/