Rita Ora shumë shpejt do të vij në pjesën e dytë të filmit “Fifty Shades of Grey”.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se është në xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”.
Kësaj radhe filmi do të titullohet “Fifty Shades Darker”, i cili do të jetë vazhdim i pjesës së parë.
Ora madje shkruan se “Marr përgjegjësinë Fifty Shades”.
Vitin e kaluar është lansuar filmi “Fifty Shades of Grey”, me ç’rast Rita ishte pjesëmarrëse në këtë film duke kënduar këngët e filmit.
“Fifty Shades of Grey” në shumë festivale ndërkombëtare është cilësuar si filmi më i keq i vitit. /Telegrafi/