Telegrafi

Rita Ora feston ditëlindjen e 29-të në Amangiri – jeta dhe karriera ndër vite e artistes botërore të lindur në Prishtinë

Rita Ora në Prishtinë, më 18 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Më 26 nëntor të vitit 1990 lindi artistja shqiptare me famë mbarëbotërore Rita Ora.

Rita është një këngëtare dhe kantautore shqiptaro/angleze e lindur në Kosovë. Familja e saj u zhvendos në Londër kur Ora ishte vetëm një vjeçe. Ajo u diplomua në Shkollën e Teatrit për të rinj, “Sylvia Young Thatre School”.

Ora së pari filloi të performojë në netët e hapura të mbrëmjeve në Londër. Ajo u kualifikua në Konkursin e Këngëve për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në “Eurovision” në vitin 2009, por nuk vazhdoi me konkursin sepse nuk ndjehej sikur ishte e gatshme.

Rita Ora (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Rita nënshrkoi kontratë me label-in e reperit të famshëm botëror, Jay-Z, “Roc Nation” në vitin 2008. Ajo filloi me paraqitjet në klipet muzikore “Forever Young” të Jay Z-së dhe “Over” të.

Ajo publikoi albumin e saj të parë “Ora” në vitin 2012 dhe në vitin 2013 ajo u zgjodh si artistja që do të bënte hapjen në turneun evropian të reperit Usher. Turneu përfundimisht u shty dhe Rita Ora shkoi në mini-turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2015, Ora ngriti një padi kundër “Roc Nation” duke pretenduar se ajo kishte prodhuar albume të shumta, por i ishte lejuar të publikonte vetëm një. Ajo përfundoi të arrijë një zgjidhje me “Roc Nation” dhe nënshkroi kontratë me “Atlantic Records” dhe “Warner Music Group” në vitin 2016.

Lexo po ashtu U publikua një vit më parë, është dëgjuar mbi 2.2 miliardë herë dhe certifikuar me mirënjohje në disa shtete - Rikthimi i suksesshëm i Ritës me albumin "Phoenix"

Përfundimisht albumi i saj i dytë erdhi pas gjashtë vjetësh, në nëntor të vitit 2018, pas një lufte të gjatë ligjore e mohimi të drejte së prodhuari muzikë për vite më radhë.

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Albumi i saj i dytë “Phoenix” ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Rita ka vendosur që ditëlindjen e saj të 29-të ta festojë në Amangiri, një vend shkretiror shumë pranë Las vegasit, me mikeshat e saj më të mira dhe motrën e saj që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim.

Ajo nuk hezitoi që të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon në festën e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory

 

Foto: Rita Ora/InstaStory

 

Foto: Rita Ora/InstaStory

 

Foto: Rita Ora/InstaStory