Më 26 nëntor të vitit 1990 lindi artistja shqiptare me famë mbarëbotërore Rita Ora.
Rita është një këngëtare dhe kantautore shqiptaro/angleze e lindur në Kosovë. Familja e saj u zhvendos në Londër kur Ora ishte vetëm një vjeçe. Ajo u diplomua në Shkollën e Teatrit për të rinj, “Sylvia Young Thatre School”.
Ora së pari filloi të performojë në netët e hapura të mbrëmjeve në Londër. Ajo u kualifikua në Konkursin e Këngëve për përfaqësimin e Mbretërisë së Bashkuar në “Eurovision” në vitin 2009, por nuk vazhdoi me konkursin sepse nuk ndjehej sikur ishte e gatshme.
Rita nënshrkoi kontratë me label-in e reperit të famshëm botëror, Jay-Z, “Roc Nation” në vitin 2008. Ajo filloi me paraqitjet në klipet muzikore “Forever Young” të Jay Z-së dhe “Over” të.
Ajo publikoi albumin e saj të parë “Ora” në vitin 2012 dhe në vitin 2013 ajo u zgjodh si artistja që do të bënte hapjen në turneun evropian të reperit Usher. Turneu përfundimisht u shty dhe Rita Ora shkoi në mini-turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2015, Ora ngriti një padi kundër “Roc Nation” duke pretenduar se ajo kishte prodhuar albume të shumta, por i ishte lejuar të publikonte vetëm një. Ajo përfundoi të arrijë një zgjidhje me “Roc Nation” dhe nënshkroi kontratë me “Atlantic Records” dhe “Warner Music Group” në vitin 2016.
Përfundimisht albumi i saj i dytë erdhi pas gjashtë vjetësh, në nëntor të vitit 2018, pas një lufte të gjatë ligjore e mohimi të drejte së prodhuari muzikë për vite më radhë.
Albumi i saj i dytë “Phoenix” ishte një sukses i jashtëzakonshëm.
Rita ka vendosur që ditëlindjen e saj të 29-të ta festojë në Amangiri, një vend shkretiror shumë pranë Las vegasit, me mikeshat e saj më të mira dhe motrën e saj që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim.
Ajo nuk hezitoi që të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon në festën e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/