Site icon Telegrafi

Rita Ora favorite për anëtare të jurisë së “X Factor”

(Getty Images)

Rita Orën mund ta shohim edhe në spektakël të madh televiziv britanik.

Këngëtarja jonë mund të bëhet anëtare e jurisë së talent shout “X Factor”, i cili pritet të startojë shumë shpejt.

Në fakt, rikthimi i Mel B në këtë emision është vënë në dyshim shkaku i problemeve familjare dhe se 27-vjeçarja shihet si zëvendësuese ideale.

Theksojmë se hitbërësja e “Anywhere” edhe para tre vjetëve ka qenë pjesë e këtij formati televiziv, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Ndërkohë, kandidatë tjera janë edhe Cheryl, Alesha Dixon, Kylie Minogue dhe Mariah Carey.

Ndryshe, Rita gjatë muajit të ardhshëm do të paraqitet para publikut shqiptar në kryeqytetin e Tiranës.

Rita aktualisht është duke punuar në këngën e re që do të publikohet gjatë ditës së nesërme, ku për herë të parë do të bashkëpunojë me Bebe Rexhën. /Telegrafi/

Exit mobile version