Telegrafi

Rita Ora emocionon me interpretimin e këngës së famshme “Change the world”

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, nuk po i ndal projektet edhe gjatë periudhës së karantinimit.

Vetëm pak ditë pasi solli versionin akustik të këngës së saj më të re, “How to be lonely”, Ora ka sjell edhe një ‘cover’ të ri, të një kënge të famshme.

Bëhet fjalë për këngën “Change the World” të këngëtarit të mirënjohur Eric Clapton.

Rita e publikoi videon e këtij ‘cover’-i në rrjetin social Instagram, duke treguar se sa e emocionuar ndjehej që po interpretonte një këngë të tillë.

“Unë kam qenë e emocionuar shumë për t’jua treguar gjithë këtë! ‘Cover’-i im “Change the world”nga Eric Clapton është i disponueshëm tani! Shikojeni dhe më tregoni se çfarë mendoni”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

“Change the World” përndryshe është një këngë e shkruar nga Tommy Sims, Gordon Kennedy dhe Wayne Kirkpatrick, versioni më i njohur i të cilit u këndua nga këngëtari anglez Eric Clapton për kolonë zanore të filmit të vitit 1996, “Fenomen”.

Kjo këngë është shpërblyer me plot tri çmime ‘Grammy” në vitin 1997. /Telegrafi/