Rita Ora emocionohet në koncert teksa këngën që ka me Liam Payne: Nuk mund ta këndoj këtë tani
Rita Ora u përpoq të kalonte një performancë të këngës “For You”, këngë që ajo pati me Liam Payne, në një koncert në Japoni mbrëmë.
Ylli i popit më herët tha se ishte “e shkatërruar” nga lajmi për vdekjen e Payne në Argjentinë.
Rreth 12 orë pasi u publikua lajmi, Ora ishte në skenë në Osaka të Japonisë, ku u përpoq të përfundonte duetin, të cilin e publikoi me Payne në 2018.
Gjatë performancës, një fotografi e Liamit dhe Ritës u shfaq në ekranin e madh pas saj.
Rita Ora singing “For You” in Japan last night, her song with Liam Payne
“I can’t even sing this right now ”
She showed a picture of Liam and her in the background 💔
— Erin ×͜× ✨LTdefenseless28✨ (@tdefenseless28) October 17, 2024
Në pamjet e publikuara në internet, këngëtarja shihet duke mbajtur kokën në duar para se të thotë: “Nuk mund ta këndoj as këtë tani”.
Rita gjatë ditës ka shprehur trishtimin e saj të thellë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Liam Payne, në një postim emocional në Instagram.
Ajo e përshkroi atë si një njeri me shpirt të mrekullueshëm, duke shkruar: “Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë”.
Rita më tutje vazhdoi: “Më pëlqeu shumë të punoja me të – ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj”.
“Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.”, përfundoi këngëtarja.
Liam Payne dhe Rita Ora kishin bashkëpunuar në hitin e njohur “For You”. /Telegrafi/