Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka uruar 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, natyrisht në mënyrë tepër të veçantë.
Ajo ka postuar një fotografi nga monumenti i pavarësisë Newborn, mbi të cilin ajo qëndroi vite më parë për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.
Bukuroshja në urimin e saj shpreh dashurinë ndaj vendit dhe njerëve, teksa thotë se është krenare që është shqiptare.
Rita theksoi se ajo është pafund krenare se sa larg ka shkuar vendi jonë deri tash, shkruan Telegrafi.
Urimi i Ritës vjen pak me vonesë pasi ajo gjendet në SHBA në angazhimet për emisionin televiziv “America’s Next Top Model”.
Urimi i Ritës:
Urime pavarësia, vendlindja ime Kosovë. Jam krenare për të gjithë ne dhe sa larg kemi shkuar si komb. Krenare që jam shqiptare ❤. Një rikujtim nga një moment në monumentin e pavarësisë gjatë xhirimeve të këngës “Shine Ya Light” shkruar veçanërisht për këtë arsye dhe për të qenurit krenare ajo që jam. Ju dua.