Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mysafirja kryesore në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’ që po zhvillohet në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo është ngjitur në skenën e ‘Liverpool Arena’ për të interpretuar disa hite të saja, por edhe këngën e re ‘Praising You’ duke elektrizuar atmosferën.
“Uau, çfarë nderimi dhe një moment i plotë për të qenë në skenën kryesore duke performuar disa prej këngëve të mia të preferuara dhe këngën time të re, ‘Praising You’”.
“Faleminderit ekipit, Liverpulit, Fatboy Slim dhe sigurisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa më pëlqeu mua të performoja.
“Ju dërgoj dashuri të gjithë atyre që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndroni të fortë, ne të gjithë ju duam”, ka shkruar Rita në një postim në rrjetet sociale.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit zhvillohet të enjten (11 maj), në të cilën do të interpretojë edhe Albina Kelmendi dhe familja e saj që e përfaqësojnë Shqipërinë. /Telegrafi/
.@RitaOra…we're gonna praise you like we shoullllllld 🙌 #Eurovision pic.twitter.com/JUbz1IKNPB
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 9, 2023
Le tonnellate di Rita Ora sul palco dell’Eurovision🔥#Eurovision2023 #ESCita pic.twitter.com/CgqfqVapWj
— Not me 🤌🏻| Antep fıstığı 🥜💚 (@Not_bibbo) May 9, 2023
https://twitter.com/xboobsrita/status/1656039761667141633
Wow what an honour and a full circle moment to be on the @Eurovision mainstage performing some of my favourite songs and my brand new single Praising You. Thanks to the team, to Liverpool, to @officialfatboyslim and of course to you, my incredible fans. Hope you loved that as… pic.twitter.com/3bYF1alaLh
— Rita Ora (@RitaOra) May 9, 2023