Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me shoqërinë e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetit social Instagram disa fotografi nga pushimet, ku ka pozuar me bikini mbi një jaht.
29-vjeçarja duket tejet tërheqëse, teksa vë në pah linjat e saj atraktive, për të cilat ajo kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet.
Ajo dukej edhe më joshëse me modelin e ri të flokëve bionde të shkurtra.
“Kur ajo mendon se është e ëmbël, por hunda e saj është djegur”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë.
Rita si duket ironoizoi me djegiet që ka marrë nga rrezet e diellit, teksa edhe komentet e ndjekësve ishin të shumta dhe ngacmuese për këtë pjesë.
Është raportuar kohëve të fundit se këngëtarja shqiptare, ka nisur një lidhje të re me regjisorin Romain Gavras. /Telegrafi/