Site icon Telegrafi

Rita Ora edhe në festivalin e Kanës ka darkuar me Liam Payne

Liam Payne dhe Rita Ora së pari shkaktuan thashetheme se janë në lidhje pas duetit të kolonës zanore të filmit, “Fifty Shades”.

Ata u vunë re duke u kënaqur në Darkën e Filmit Artistikë në Cannes, të organizuar nga biznesmeni Charles Finch, redaktori britanik i Vogues, Edward Enninful dhe stilisti, Michael Kors.

Rita dukej mahnitëse në një fustan të zi të Michael Kors, me flokët e saj biondine platin gjersa këngëtari kishte veshur kostum.

Dyshja edhe javë më parë kishin pasur një darkë private, pas së cilës provuan t’iu ikën paparacëve, por që nuk ia dolën dot.

Theksojmë se 28-vjeçarja ishte raportuar se ishte shkaktare e ndarjes së këngëtarit me bashkëshorten , Cheryl, e cila gjë ndodhi menjëherë pas publikimit të këngës së përbashkët në vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Rita Ora në darkë private me Liam Payne

Ndryshe, Ora është duke punuar vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme në kuadër të promovimit të albumit “Phoenix”. /Telegrafi/

Exit mobile version