Telegrafi

Rita Ora e uron me imazhe të rralla nga fëmijëria nënën e saj për ditëlindje

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka një arsye të veçantë për të festuar.

Kjo pasi sot (e enjte), nëna e saj, Vera, feston ditëlindjen e saj, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët.

Rita Ora (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Një nga dedikimet më të veçanta për të e ka bërë Rita, e cila ka vendosur që në rrjetin social Instagram të publikojë disa fotografi të rralla, të realizuar në fëmijërinë e saj.

Lexo po ashtu Rita duket si një zonjë e vërtetë ndërsa shijon një kafe rrugëve të New Yorkut

Këto imazhe nuk janë bërë më parë të ditura për publikun, teksa në mbishkrimin e fotografive, ajo e ka uruar me fjalët më të mira më të shtrenjtën e saj.

“Për nënë time e cila është frymëzimi më i madh për mua në botë. urime ditëlindjen, faleminderit që je një grua kaq punëtore dhe luftarake, kjo është ajo ku unë marr etiken time të punës”, ka shkruar Ora në Instagram.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që fansat e këngëtares kanë bërë në hapësirën për komente.

Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Rita përndryshe së fundmi ishte pjesë e emisionit të Jimmy Fallon, ku promovoi këngët më të reja të albumit të saj të ri “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)