Fituesi i X Factor, James Arthur, tha se një takim me Rita Orën e shndërroi atë në një person të varur nga seksi, e cila gjë e bëri të vizitoj deri në tri herë në ditë shtëpitë publike.
Këngëtari pohoi se pas një takimi “magjik” me Rita në turneun e X”-Factor” ka bërë që të kontaktojë qindra femra përmes internetit – duke harruar numrin se me sa të tilla ka fjetur.
Në një autobiografi të sinqertë, James, i lindur në Middlesbrough, zbulon një varg të varësive dhe se si princesha e popit, këngëtarja shqiptare i kishte thënë se nuk është i dashuruar në të dhe më tutje nuk i kishte hapur telefonin.
“Unë fillova të bëhem i varur nga seksi, aq shumë sa që isha duke u mbytur. Kam menduar vetëm për seksin. Ajo më bënte të ndjehen më mirë”, tha këngëtari.
“Unë jam i ndershëm dhe dua të them se mu bë fiksim Rita. Ajo më refuzoi dhe nuk pranoi të jetë e dashura ime. Kjo më bëri që të bisedojë me qindra gra në internet ose me Whats-App, ku kam shkëmbyer numra të telefonit përmes Twitterit. Kam fjetur me aq shumë prej tyre, sa që nuk e di më numrin e saktë”, shtoi ai
Theksojmë se Në “Back To Boy”, britaniku tregon se si ka “humbur rrugën” duke luajtur edhe në lojërat e fatit, e cila e dërgoi në prag të falimentimit. /Telegrafi/